spacer.png, 0 kB

Ambjente në Tiranë

Doni më tepër informacion për :
 

KONTAKTO GRAND

contact-grand2.png

Search


spacer.png, 0 kB
spacer.png, 0 kB
Rreth 2A-L Printoni E-mail

Kompania 2A-L është themeluar në vitin 2001, si një prej aktorëve kryesore në Shqipëri në fushën e projektimit, rikonstruktimit,2a-l-kompleksi-grand-2.jpg ndërtimit dhe zbatimit të projekteve në ndërtim, me një rreze të gjerë veprimi, përshtatur nevojave në zhvillim të vendit dhe kërkesave respektive për cilësi e arkitekturë urbane.

2A-L ka aktualizuar një sërë projektesh të larmishme dhe specifike, duke ndërtuar objekte të natyrës së shërbimeve, kantiere prodhimi, objekte magazinimi, strehimi, qendra biznesi, objekte dhe ambjente zbavitjeje. Përparësi në historikun e veprimtarisë së saj, 2A-L i ka dhënë ndërtesave të banimit residenzial.

Sot 2A-L është ndër kompanitë më prestigjioze në këtë fushë, duke respektuar legjislacionin në fuqi dhe llogjikën urbane.

2A-L është një kompani serioze, e cila në strukturimin e saj organizativ dhe të zbatimit udhëhiqet sipas një llogjike disa fazore dhe ciklike, përshtatur natyrës së aktivitetit të saj në fushën e ndërtimit. Pranë kësaj kompanie janë ngritur Zyra e Projektimit, Zyra e Prodhimit, Zyra e Zbatimit, të cilat mbështetur nga organizma të tjerë specifikë, në vartësi të tyre, ushtrojnë një aktivitet të plotë në fushën e ndërtimit nga fillesat e punës ndërtimore e deri në dorëzimin e ndërtesës tëk klienti përfundimtar. Respektimi serioz i parametrave në fushën e projektimit, prodhimit e zbatimit, bën që 2A-L të vijë si një faktor prestigjioz në ajkën e ndërtimeve në tregun shqiptar dhe më gjerë.

 
spacer.png, 0 kB
spacer.png, 0 kB
spacer.png, 0 kB